Qendra Kreative

Ne argëtohemi duke mësuar dhe mësojmë duke u argëtuar

Çdo fëmijë ka kreativitet, potencial, kureshtje dhe inteligjencë. Ne do t’u ndihmojmë ta zbulojnë dhe zhvillojnë potencialin e tyre të plotë. Me një personel të kualifikuar dhe me përvojë do të bëjmë që fëmijët të duan të mësojnë, të gjejnë kënaqësi në mësim dhe t’i zhvillojnë shkathtësitë dhe njohuritë e tyre që u duhen për të qenë në hap me të sotmen.

Qendra Kreative është një vend ku të gjithë do të argëtohemi dhe do të mësojmë.

Krahas aktiviteteve ofrojmë edhe një program të akredituar të mësimit të gjuhës angleze përmes kompjuterit “Computer 4 kids”, ku fëmijët/nxënësit do të mësojnë në mënyrë të integruar gjuhë angleze, përdorimin e kompjuterit, shkenca natyrore, shkenca shoqërore, art, matematikë, etj.

Çka ofron Qendra Kreative:

• Qëndrim ditor për fëmijë të moshës 5-6 vjeçare (niveli parafillorë)
Ne do të ndihmojmë në tranzicionin më të lehtë nga shtëpia në shkollë. Duke shfrytëzuar përvojat nga e tërë bota dhe duke i adaptuar për kontekstin kosovar ne ofrojmë program të pasur ku fëmijët do të mësojnë shumë përmes lojës. Lexo më shumë...

• Qëndrim ditor dhe gjysmë-ditor për fëmijë të moshës 6-10 vjeçare (klasa I – V)
Qëndrimi ditor dhe gjysmë-ditor për fëmijë të moshës 6-10 vjeçare nënkupton mësimin/përforcimin e koncepteve të mësuara në shkollë përmes aktiviteteve atraktive dhe kryerjen e detyrave të shtëpisë. Ne përqendrohemi në kuptimin e koncepteve të cilat e bëjnë kryerjen e detyrave më të lehtë. Lexo më shumë...

• KLUBI I ARTIT
Çdo fëmijë është kreativ dhe i veçantë. Botën e tij të brendshme, kreativitetin dhe veçantinë e shpreh më së miri përmes artit. Klubi i artit ofron aktivitete të ndryshme në vizatim, pikturë, punime me mellë dhe punime kreative. Lexo më shumë...

• KLUBI I AKTRIMIT
Bota e brendshme, kreativiteti dhe veçantia e secilit fëmijë shprehet më së miri përmes artit dhe improvizimit. Puna me nxënës do të përqendrohet në ushtrimet e aktrimit, ku fëmijët do të përfshihen  në recitim, në monologë, në dialogë dhe shfaqje në skenë. Lexo më shumë...

• KLUBI I GJUHËVE
Njohja e gjuhëve është bërë domosdoshmëri sot. Klubi i gjuhëve përfshin aktivitete/grupe në gjuhën shqipe, angleze, e në vazhdimësi do të ofrojmë aktivitete edhe në gjuhë të tjera. Ne ofrojmë aktivitete për fëmijë që kanë nevojë të mësojnë më shumë dhe për fëmijë që gjuhën e kanë pasion dhe dëshirojnë të mësojnë përtej asaj që ofron shkolla. Lexo më shumë...

• KLUBI I MATEMATIKËS
Matematika është çdokund në jetën e përditshme. Ajo mund të jetë ankth për fëmijët apo mund të jetë kënaqësi. Si edhe fushat tjera në jetë edhe matematika ka evoluar. Ne ju ofrojmë aktivitete shumë interesante për kuptimin e koncepteve matematikore dhe u ndihmojmë fëmijëve që mos të kenë frikë dhe të mos e urrejnë matematikën. Gjithashtu ofrojmë aktivitete për fëmijë që e kanë pasion matematikën dhe dëshirojnë t’i zgjerojnë njohuritë e tyre përtej asaj që ofron shkolla. Lexo më shumë...

• KLUBI I SHKENCAVE
Njohja e shkencave (biologji, kimi, fizikë) do të thotë njohja e botës në të cilën jetojmë dhe e dukurive që ndodhin përreth nesh. Me aktivitete interesante ne do të ndihmojmë në kuptimin e këtyre dukurive dhe do ta zgjojmë dëshirën për t’i mësuar sa më mirë ato. Lexo më shumë...

• KLUBI I KOMPJUTERËVE
Kompjuteri është një domosdoshmëri e pakontestuar. Ne ofrojmë grupe për nivel fillestar në përdorimin e kompjuterit si edhe për nivele më të avancuara dhe të specializuara. Lexo më shumë...

• KLUBI I TË RRITURVE
Na vizitoni më vonë për të marrë informata për aktivitetet që i ofrojmë për klubin e të rriturve. Lexo më shumë...

Lajmërim

Shërbime për fëmijët me nevoja të veëanta


Prej 2 Nëntor 2012, fillon mësimi në Klubin e Gjuhës Angleze prej orës 12:00 dhe prej orës 17:30 në Qendrën Kreative

Vizitorë Online

We have 4 guests and no members online